07:00 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U zëvendësua brenda tre orësh se pengoi rrëmbimin e drogës”, ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës i përgjigjet Berishës

09:44 | 27/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U zëvendësua brenda tre orësh se pengoi rrëmbimin e drogës”, ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës i përgjigjet Berishës

Ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës Artjan Qirici i ka reaguar ish-kryeministrit Sali Berisha I cili ditën e djeshme përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se Artjan Qirici ishte u shkarkua nga ky pozicion për shkak se ai kishte refuzuar të firmose shkresën, me të cilën urdhërohej kalimi në Kalatën 3 i të gjithë konteinerëve përfshire këtu edhe konteinerin që mbane 180 milion euro droge që ndodheshin në Kalatën 4, ku më pas sipas ish kryeministrit atje do të ndërmerreshin veprimet për të rrëmbyer drogën.

“Drejtori i Portit, Qirici u shkarkua sepse ai refuzoi te firmose shkresen, me te cilen urdherohej kalimi ne Kalaten 3 i te gjithe konteinereve perfshire ketu edhe konteinerin qe mbane 180 milion euro droge qe ndodheshin ne Kalaten 4. Kjo behej me qellimin e vetem qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te largoheshin nga syri i publikut dhe atje te ndermerreshin veprimet per rrembimin e droges. Per kete qellim Qirici brenda 3 oresh u zevendesua me Afrim Bakaj, njeriun me konfident te Rames dhe Gjushit me qellim realizimin e operacionit.
Por nga ky operacion u hoq dore sapo u mesua se drejtori Qirici kishte marre me vete kopjen e shkreses qe i kerkohej te firmoste”, shkruante Berisha dje në Facebook.

Qirici në një postim në Facebook sqaron se operacioni i ngarkim shkarkimit të konteinerëve bëhet vetëm në kalatën nr. 6 dhe se kalatat 3 dhe 4 janë pallavrat e ish-kryeministrit.

Ai gjithashtu shkruan se asnjë shkresë për asnjë procedurë operacionale e doganore apo të kontrollit në territorin e terminalit të portit nuk shkon për miratim e për pasojë për firmë në asnjë zyrë të Administratës të Autoritetit Portual.

Për sa i përket shkarkimit të tij Qirici thotë se është sqaruar nga ministri I Infrastrukturës edhe Energjtikës, ndërsa shton se shprehet se ëhtë në dispozicion për detyrën e radhës që do I ngarkohet

Postimi i plotë i Qiricit:

Eshte fatkeqsi qe ky vend dhe ky popull te kete pasur ne krye te tij per vite me rradhe nje njeri te tille dhe per pothuajse ne tre dekada perfaqesues ne parlament.

Ky njeri te kete miratuar ligje dhe udhezime, te kete drejtuar parti, kryeministri te kete qene dhe kryetar shteti.

Ti Sali e di shume mire se cdo te thote forme  administrimi “Autoritet Portual”,

Ti e di shume mire se ne kete forme administrimi te gjitha sherbimet kryen nga privati, rregulluar me kontrata perkatese.

Ti e di shume mire se ne Port kryejne detyrat funksionale te percaktuara me ligj me shume se 10 institucione shteterore.

Ti ne ikje e siper, pese vite me pare, ke firmosur kontratat e tua koncesionare totalisht korruptive ne Port duke i lene keshtu nje barre te rende jo vetem Portit, qytetit te Durresit, por me pasoja edhe per krejt ekonomine e vendit.

Ti duhet te dish se keto kontrata percaktojne qe ne Termimalet e Koncesionareve edhe vet Drejtori Ekzekutiv duhet te paraqese nje dite me pare nje kerkese me shkrim, shoqeruar edhe me arsyen per tu pajisur nga ky i fundit me lejen perkatese per tu futur ne territorin e tij.

Ti duhet te dish se cdo terminal eshte nje zone e rrepte totalisht sterile doganore.

Ndersa qytetari yt dixhital nuk mund te kete shkelur ndonjehere ne Port, bile as te kete kaluar prane tij, pasi do kishte pare se operacioni i ngarkim shkarkimit te konteinereve behet vetem ne kalaten nr. 6 dhe brenda terminalit te konteinereve. Pallavrat per kalatat 3 dhe 4 jane fantazia jote, sic jane gjithe te tjerat qe ti percjell ne statuset e tua me imagjinaten e te shpikurit qytetar dixhital,

Se fundmi ti duhet te dish se asnje shkrese per asnje procedure operacionale e aq me teper doganore apo te kontrollit ne territorin e terminaleve te Portit nuk shkon per miratim e per pasoje per firme ne asnje zyre te Administrates te Autoritetit Portual e aq me teper te Drejtori Ekzekutiv.

Me kete rast dhe per ti dhene fund kuriozitetit tend kaq te madh, por edhe gjithkujt tjeter qe e ka kete merak, per arsyet e lirimit tim nga detyra, ju bej me dije se jam plotesisht i sqaruar nga Ministri i Infrastruktures dhe Energjise dhe se gjendem ne dispozicion per cdo detyre te rradhes qe do me ngarkohet.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Artjan Qiriciberisha
Pas

I vuri tritolin me qëllim lokalit të tij, arsyeja e pronarit burrels të lë pa fjalë

Para

‘’Vizita rrufe e Ramës te sulltani Erdogan”, zemërohet Athina. Anulohet takimi Rama-Tsipras?!

Para
‘’Vizita rrufe e Ramës te sulltani Erdogan”, zemërohet Athina. Anulohet takimi Rama-Tsipras?!

‘’Vizita rrufe e Ramës te sulltani Erdogan”, zemërohet Athina. Anulohet takimi Rama-Tsipras?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.