08:19 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U zgjodh kreu i SPAK/ Kush është Arben Kraja, ka hetuar Lulzim Bashën për aferën e Rrugës së Kombit

15:40 | 19/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet kandidatura e parë për kreun e SPAK, kush është prokurori që do drejtimin e dosjeve të nxehta

Arben Kraja do të jetë kryetari i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Kraja më herët ka qenë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa ka një karrierë më shumë se 15-vjeçare. Ai e ka nisur karrierën e tij në organin e akuzës që në vitin 1993 dhe në dy dekadat e fundit ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task forca kundër krimit dhe korrupsionit. Ai është është 47 vjeç, me origjinë nga Shkodra dhe flet 3 gjuhë të huaja.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar prokurori u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe kaloi me sukses procesin e vetingut sepse nuk ju gjetën probleme me pasurinë, integritetin e figurës dhe me aftësitë profesionale. Kraja mori vëmendjen e mediave pak kohë më parë sepse ka patur në dorë një prej dosjeve më të bujshme.

Ai ka hetuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për aferën e Rrugës së Kombit. Basha, asokohe ministër i Jashtëm, së bashku me ish-zyrtarë të rrugëve, u vendos nën përgjegjësi për rrugën Durrës-Kukës. Basha iu shpëtoi akuzave falë Gjykatës së Lartë.

Ditën e djeshme para Këshillit të Lartë të Prokurorisë Kraja shpalosi platformën e tij si drejtues i SPAK.  Gjatë fjalës së tij, Kraja u shpreh se ka bashkëpunuar me ndërkombëtarët për disa ligje, ndërsa pati kritika për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Sipas tij, duhet bërë më shumë në këtë drejtim duke garantuar një zbatim korrekt të ligjit në praktikë.

“Do të paraqes në mënyrë të përmbledhur vizionin tim për drejtimin e SPAK. Jam i ndërgjegjshëm për punën që na pret për ngritjen dhe efektivitetin e kësaj strukture.Vlerësoj KLP për mënyrën profesionale dhe transparente në përzgjedhjen e prokurorëve për SPAK dhe sot për garën për drejtuesin e saj. Kam eksperiencë drejtimi, e cila garanton suksesin tim në drejtim të institucionit. Drejtuesi do të ketë eksperienca manaxheriale, njohuri administrative, financiare.

Kam bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për draftimin për sekuestro parandaluese. Kërkoj besimin e KLP për të drejtuar këtë institucion të ri ku të vë në praktikë aftësitë e mia drejtuese. Kam punuar me asistencën ndërkombëtare për draftet e para për funksionimin e SPAK dhe ngritjen e BKH. Publiku të informojë në kohë për fillimin e hetimeve dhe për rezultatet e hetimeve.

Kemi dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë ose krimit të organizuar. Situata është shqetësuese. Nga pamja ligjiore jemi të mbrojtur, duhet zbatimi korrekt i ligjit në praktikë. Pavarësia e prokurorëve do të garantojë suksesin e këtij institucioni”, tha kandidati Arben Kraja.

I pyetur nga anëtari i KLP, Vatë Staka sesi planifikon të plotësojë organikën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Kraja deklaroi se ka dy mënyra për ta bërë këtë gjë.

“Nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP për nisjen e SPAK, kemi vetëm 8. Kemi 2 mundësi ligjore për plotësim: drejtuesi mund të caktojë një prokuror të përkohshëm që plotëson kriteret për të ushtruar veprimtari në SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme prokurorë për një detyrë specifike në SPAK”, tha Arben Kraja.

Tashmë Kraja do të drejtojë luftën antikorrupsion në nivelet e larta dhe goditjet ndaj pushtetarëve, të cilat priten nga SPAK.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: Arben Kraja
Pas

Përfundon votimi në KLP, Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK

Para

Lejuan kultivimin e drogës, SHÇBA pezullon 4 shefa dhe 6 policë të Komisariatit të Librazhdit

Para
Lejuan kultivimin e drogës, SHÇBA pezullon 4 shefa dhe 6 policë të Komisariatit të Librazhdit

Lejuan kultivimin e drogës, SHÇBA pezullon 4 shefa dhe 6 policë të Komisariatit të Librazhdit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.