Një vajzë e vogël e cila u zhduk në vitin 2019 është gjetur e gjallë në një dhomë sekrete nën shkallët e shtëpisë së gjyshit të saj në shtetin e Nju Jorkut. Policia tha se po përpiqet të zbulojë të gjitha detajet e ngjarjes së pazakontë.
Sipas mediave të huaja, Paislee Shultis, tani gjashtë vjeç, u gjet në një shtëpi në qytetin e Saugerties të Qarkut Ulster pas një kontrolli. Ajo ishte në një dhomë “të vogël, të ftohtë dhe të lagësht” , ku mësohet ta ketë lënë nëna e saj me Kimberly Cooper, 33, e cila tani është në burg.
Vajza e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i është besuar kujdestarit të saj ligjor dhe motrës më të madhe, tha policia ndërsa prindërit e saj u akuzuan për rrezikim të jetës së saj.
Në vitin 2019, kur ajo ishte 4 vjeç u raportua e zhdukur, dhe autoritetet në atë kohë besonin se ajo ishte rrëmbyer nga prindërit e saj, Kimberly Cooper, 33 vjeç, dhe Kirk Shultis Jr., 32 vjeç.
Pas mbërritjes së oficerëve, Kirk Shultis Sr., 57 vjeç, gjyshi i vajzës dhe pronari i shtëpisë, tha se nuk e dinte se ku ishte ajo. Por pas një ore, një nga hetuesit vuri re se shkallët që të çonin në bodrumin e shtëpisë dukeshin të ndërtuara në një mënyrë të çuditshme.
Pasi hoqi disa panele, policia gjeti Paislee dhe nënën e saj të fshehur. Shultis, gruaja dhe djali i tij u arrestuan. Gjyshi dhe babai i vajzës janë liruar në pritje të gjykimit, ndërsa nëna e saj mbetet në burg. Rastiështë ende duke u hetuar.
(E.D/faxweb.al)