Pas katër vitesh e humbur, policia ka gjetur më në fund një vajzë nga Berati. 29-vjeçarja me inicialet M.Sh kishte katër vite që ishte zhdukur pa lënë asnjë gjurmë rreth katër vite më parë. Babai i saj kishte pritur plot 2 vjet që e bija të kthehej në shtëpi, përpara se të bënte denoncimin.
Pas dy vitesh pa e parë vajzën asnjëherë, zotëria me inicialet B.Sh, denoncoi rastin në Komisariatin e Beratit në vitin 2015.
Pas kësaj, Policia e shpalli të renë në kërkim mirëpo ajo nuk u bë e gjallë deri ditën e sotme. Vajza u gjet në Tiranë, dhe banonte në rrugën “Teodor Keko”. Ende nuk dihen arsyet e largimit të vajzës nga familja dhe shkëputjes së komunikimit me ta.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 06.09.2017 u kap shtetasia në kërkim M. Sh., vjeçe 29, banues në rrugën “Teodor Keko” Tiranë, e shpallur në kërkim, pasi me datë 24.02.2015, babai i saj B. Sh., ka deklaruar në Komisariatin e Policisë Berat, se vajza e tij ka shkëputur çdo lloj lidhje me familjen e saj, që para 4 vjetësh. (D.D/Shuplaka)