Dy të rinj u zhdukën prej mbrëmjes së djeshme në Vlorë, pasi kishin dalë për të hedhur rrjetat. Të identifikuar si Lorenc Doko 32 vjeç dhe Elson Kerri 37 vjeç, dyshohet të jenë mbytur në grykëderdhjen e Vjosës teksa peshkonin me një varkë të vogël.
Kanë qenë peshkatarët e tjerë dhe familjarët e tyre që sinjalizuan policinë. Si rezultat i kërkimeve të nisura prej mbrëmjes së djeshme, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të Elson Kerrit.
Ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të të riut tjetër, 32-vjeçarit Doko, për të cilën kanë mbërritur edhe polumbarët.
(XH.A/SHUPLAKA)