Ditën e sotme janë arrestuar dy të rinj në Memaliaj pasi u konfliktuan me njëri tjetrin dhe më pas njëri prej tyre i dëmtoi makinën me sende të forta tjetrit.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin R. M. i cili i shkatërroi makinën shtetasit M. B., 22 vjeç.
Ky i fundit u kap nga policia dhe pa leje drejtimi.Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, banues në fshatin Komar, Memaliaj.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj këta shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ku shtetasi R. M. ka dëmtura me sende të forta automjetin e shtetasit M.B. Gjithashtu shtetasi M. B. u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(E.D/faxweb.al)