Pasi shkoi dhe pa nga afër atë që po ndodh në Shijak, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha në konferencë për shtyp se kjo qeveri po presionon banorët e atij komuniteti, duke ua lënë plehrat para shtëpive të tyre.
Meta theksoi se akoma më e rëndë pas djegies së mbeturinave është mënyra si reagoi policia e Shijakut, duke shtuar se është arrestuar një person që kurrsesi nuk do digjte qëllimisht gomat e të shkaktonte një ndotje të atyre përmasave.
Meta: Banda e Rilindjes në Shijak ku banorët po helmohen. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë pasi mbrëmë janë djegur qëllimisht tonelata me plehra që kanë qenë të depozituara në Hardhiq. Gjatë natës u bë në mënyrë që të mos kishte shumë reagime, media apo politikanë. Të gjithë e dinë presionin që u bëhet banorëve që të mos flasin për depozitimet e paligjshme pranë shtëpive të tyre. Si skema e Inceneratorëve, ku qytetarët paguan taksa për pastrim e jo vetëm nuk marrin shërbim por helmim nga shteti i tyre.
Unë kam marrë foto dhe mesazhe për situatën nga banorët e atij komuniteti dhe sot në mëngjes nuk i besoja dot ato pamje. Gjoja u nisën dhe dy zjarrfikëse për të fikur zjarret. Më e rënda është se reagimi policisë së Shijakut pasi shkova unë atje ku një person A.M supozohet se dogji gomat e makinat. Aty dhe bomba të kishte rënë nuk do kishte ndodhur asjo ndotje e jashtzakonshme. Terror ndaj banorëve për plehrat që ua lënë si male para shtëpive, shumë e rëndë, e aq më tepër të gënjesh pas kapjes në flagrancë.
Discussion about this post