Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje sot Koresë së Veriut të ndalojë veprimet e saj “destabilizuese” dhe të rifillojë diplomacinë, pasi Pheniani gjuajti qindra predha në Detin e Verdhë pranë ishujve të largët të Koresë së Jugut.
“Ne i bëjmë thirrje Republikës Popullore Demokratike të Koresë që të përmbahet nga çdo provokim i mëtejshëm, veprime destabilizuese dhe të rifillojë diplomacinë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.
“Ne i kërkojmë në mënyrë specifike DPRK-së të angazhohet në diskutime kuptimplota për të gjetur mënyra për të menaxhuar rreziqet ushtarake dhe për të arritur paqen e qëndrueshme në Gadishullin Korean”, shtoi ai.
“Siç e kemi përsëritur shumë herë, SHBA nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj” Koresë së Veriut , nënvizoi ai.
Pheniani tha sot se lëshimi i raketës së tij pranë dy ishujve të Koresë së Jugut ishte ” një përgjigje e natyrshme dhe një kundërmasë ” ndaj stërvitjeve ushtarake të kryera nga Seuli, njoftoi agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut.
SHBA është një aleat i Koresë së Jugut ku trupat e saj janë të vendosura atje.
Koreja e Veriut ka refuzuar vazhdimisht ofertat për të zhvilluar dialog me administratën e Joe Biden.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte takuar tre herë me ish-presidentin Donald Trump, por takime që nuk rezultuan në një marrëveshje të qëndrueshme.