03:33 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Uau! KUSH është shqiptarja që renditet mes 100 njerëzve më frymëzues në gjithë botën

12:58 | 29/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Uau! KUSH është shqiptarja që renditet mes 100 njerëzve më frymëzues në gjithë botën

Nuk ka qenë dhe aq vit i keq ky për shqiptarët. Pasi e kemi mbushur hapësirën në mediat ndërkombëtare me lajme që lidhen me krimin dhe me drogën, nga Gjermania na vjen një lajm vërtet i mirë.

“Ooomstories” që është edhe platforma më e madhe e mediave në këtë vend, ka publikuar së fundi listën me njerëzit më inspirues për vitin që po lëmë pas. Mes 100 njerëzve të tillë në të gjithë botën përfshihet dhe emri Ii një gruae shqiptare, që është Mirela Sula.

Ajo është e njohur për kontributin e saj si aktiviste, grua e suksesshme dhe themeluese e ‘’Global Woman’’, një platformë e rëndësishme për fuqizimin e zërit të gruas në të gjithë botën. ‘

’Global Woman’’ është shpërndarë gjeografikisht në disa vende të botës, duke pasur ambasadorët e saj. Mirela Sula është vlerësuar në këtë listë edhe për seminaret dhe forumet e rëndësishme që ajo organizon në funksion të rritjes intelektuale, emocionale dhe financiare të gruas në të gjithë botën, si rrugë që domosdo ndikon në pavarësinë e tyre të mëvetësishme.

Në këtë listë janë disa nga figurat më të rëndësishme të jetës publike botërore, si :Donald Trump, Papa Françesku, Elton Musk, Dalai Lama, Emmanuel Macron, Mark Zuckerberg, Bill Gates, Barack Obama, Princi Harry, Meryl Streep etj. Revista OOOM, në fokusin e saj ka gjithnjë njerëzit vizionarë, pionierë dhe udhëheqës frymëzues në botë. Ajo është ndër revistat kryesore në vendet gjermanofolëse.

”OOOM 100” (lista me 100 njerëzit më frymëzues në botë)  u zgjodh nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga personalitete frymëzuese si filozofi i shkencës dhe themeluesi i klubit të Budapestit Ervin Laszlo; presidenti i Rrjetit Global Footprint Mathis Wackernagel (shpikësi i gjurmës ekologjike); Stefan Sagmeister (Sagmeister & Ëalsh, NYC), një nga dizajnerët kryesorë botëror. 

Po ashtu pjesë e jurisë kanë qenë Hans Ulrich Obrist, drejtor artistik i ‘’Serpentine Galleries’’ Londër, dhe një nga njerëzit më me ndikim në botën e artit bashkëkohor; Roger Nelson, profesor në Princeton dhe themelues i Projektit të Ndërgjegjësimit Global; Josef Penninger, drejtor shkencor në Institutin e Bioteknologjisë Molekulare, Vjenë, një shkencëtar dhe gjenetist me famë botërore; si edhe autori bestselling i SHBA Dean Radin, në mesin e stafit editorial të OOOM dhe të tjerëve. Ky sukses i Mirelës vjen pas promovimit të librit në sallën e parlamentit anglez  ‘’50 histori frymëzuese të grave emigrante’’ dhe pas fitimit të çmimit ‘’Gruaja e vitit’’ në Angli.

(E.K/Faxweb) 

Etiketa: listamirelamirela sulashqiptarjasula
Pas

Festa e Vitit të Ri, Bashkia e Tiranës shpërndan pako me ushqime për familjet në nevojë

Para

Lirohet nga paraburgimi Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi

Para
Lirohet nga paraburgimi Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi

Lirohet nga paraburgimi Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.