Çiljeta njihet si një prej vajzave të famshme që eksperimenton më shpesh me pamjen. E kemi parë këngëtaren me çdo ngjyrë të mundshme, si dhe me çdo gjatësi flokësh.
Prej disa kohësh ajo i mbante flokët bjondë dhe me një gjatësi deri te supet, por me sa duket edhe kjo pamje i është mërzitur.
Në një foto të bërë publike së fundmi, Çiljeta na ka prezantuar me pamjen e saj të re dhe na la të gjithëve gojëhapur. Ajo i ka lyer flokët gështenjë të hapur dhe i ka shkurtuar fare.
Prit pak …çfarë na kujtoi? Pamjen e saj të dikurshme! Para shumë vitesh këngëtarja ka pasur të njëjtin model flokësh dhe ndoshta është frymëzuar nga pamja e dikurshme. Duhet të themi që flokët e shkurtër duken sikur janë bërë për Çiljetën./Class