Cënimi i territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për shkak të ndërtimit të një shkolle 9-vjeçare në këtë zonë, ka nxjerrë në rrugë prej katër ditësh studentë dhe pedagogë.
I ftuar në studion e lajmeve të Fax News pedagogu Lush Susaj u shpreh se brenda mjediseve të korpusit mund të ishin gjetur mundësi të tjera për ndërtimin e shkollës, pa cënuar fidanishten.
“Unë në atë Universitet që është kafshuar nga të gjitha anët, për herë të parë kam shkuar në 1982-shin, sistudentë, pra prej 37 vitesh aty kam dedikuar jetën time, që nga 4-vjeçari deri në doktoraturë dhe sot që jam pedagog.
Unë do doja të vdisja aty pranë një peme, aq shumë e ndjej atë vend. Aty ku po ndërohet shkolla ka qenë një fermë didaktike, që ishte model, ku janë nxjerrë rreth 70 breza agronomësh.
Universiteti i Prishtinës ka hapësira 5 herë më të mëdha se UBT, dhe nuk guxon kush as me ndërtuar një kafe aty pranë.
Brenda kampusit universitar ka disa variante të tjera ku mund të ndërtohet shkolla, pa dëmtuar funskionimin normal të punës sonë.
Ne kërkojmë që të na jepet një zgjidhje sa më parë për këtë, pasi në Shqipëri nuk duhet ti hidhet më benzinë zjarrit.
Unë jam vetë prind, dhe dua që shkolla e fëmijës tim të ketë rrugën e vetë, dhe hapësirën e vetë, nuk mund të qëndrojnë së bashku dy botë.
Kam pasur mundësi që të punoja në Universitete në Europë, dhe nuk e kam ndërruar me asnjë në botë Tiranën, pasi këtu kam vendin tim”, u shpreh Susaj.
(E.K/FAXWEB.AL)