16:32 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Udhëheqësit evropianë emërojnë drejtuesit e rinj të institucioneve kryesore të BE-së

09:49 | 28/06/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Udhëheqësit evropianë emërojnë drejtuesit e rinj të institucioneve kryesore të BE-së

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten në mbrëmje për bartësit e posteve kryesore në institucionet e përbashkëta politike, duke riemëruar konservatoren gjermane Ursula von der Leyen si presidente të Komisionit Evropian, për pesë vjet të tjera. Krahas Von der Leyen, që kryeson degën ekzekutive të BE-së, Antonio Costa i Portugalisë u zgjodh president i Këshillit Evropian dhe estonezja Kaja Kallas, kryediplomate e bllokut.

“E kënaqshme”, tha kryeministri polak Donald Tusk, ish president i Këshillit Evropian. “Për Poloninë dhe për Evropën”.

Si Von der Leyen ashtu edhe zonja Kallas, tani duhet të miratohen nga ligjvënësit evropianë. Emërimi i zotit Costa kishte nevojë vetëm për miratimin e drejtuesve dhe ai do të fillojë punën në postin e ri në vjeshtë. Miratimi i tyre u mundësua pas arritjes së një marrëveshjeje në fillim të javës në mes të tre grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian – partive konservatore, atyre social-demokrate dhe partive liberale, përkundër kritikave të ashpra nga e djathta e skajshme.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e bëri të qartë pakënaqësinë e saj për përjashtimin nga bisedimet përgatitore të një grupi të vogël udhëheqësish që ndanë postet kryesore. Grupi i saj nacionalist i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë doli si forca e tretë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian këtë muaj. Kryeministrja Meloni votoi kundër zotit Costa dhe kundër zonjës Kallas, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press dy burime të afërta me diskutimet, me kushtin që të mos u përmendej emri. Po këto burime thanë se zonja Meloni abstenoi në votimin për zonjën von der Leyen. Në fund, vetëm kryeministri nacionalist hungarez Viktor Orbán, votoi kundër marrëveshjes trepalëshe.

“Votuesit evropianë u mashtruan”, shkroi ai në Facebook të enjten në mbrëmje. “Ne nuk e mbështesim këtë marrëveshje të turpshme”! Kundërshtimet e tij ishin të kota, meqë paketa kishte nevojë vetëm për dy të tretat e votave për t’u miratuar.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare evropiane, partitë e djathta shënuan përparim, në veçanti në Gjermani, Francë dhe Itali, por tre grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian vazhdojnë të kenë shumicën. Antonio Costa, ish kryeministër portugez, vjen nga grupi i socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë, i cili doli i dyti. Kaja Kallas, kryeministre e vendit të vogël baltik, vjen nga grupi liberal pro-biznesit, i cili është gjithashtu shtëpia e presidentit francez Emmanuel Macron dhe humbi vende në zgjedhjet e qershorit, duke u radhitur në vendin e katërt.

Postet kryesore në BE supozohet të sigurojnë ekuilibrin gjeografik dhe ideologjik, por në fund të fundit, janë 27 udhëheqësit e vendeve anëtare që mbajnë frenat në duar. Ndërsa emërimi i Costa vendoset vetëm nga udhëheqësit e BE-së, si zonja von der Leyen ashtu edhe zonja Kallas do të duhet gjithashtu të miratohen nga shumica e ligjvënësve. Ky votim mund të ndodhë kur Parlamenti Evropian i sapokrijuar të mblidhet për herë të parë në korrik. Për t’i miratuar nga parlamenti 720 vendesh, atyre u duhen të paktën 361 vota.

Këshilli Evropian është trupi i përbërë nga udhëheqësit e 27 vendeve anëtare. Roli i Costa-s si president do të jetë ndërmjetësimi i marrëveshjeve brenda një klubi politik shpesh thellësisht të ndarë. Në Portugali, ai njihet si një negociator i zgjuar. Si shefe e politikës së jashtme, zonja Kallas, vendi i së cilës është fqinjë me Rusinë dhe e cila ka mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Moskës për shkak të agresionit rus në Ukrainë, do ta përfaqësojë bllokun në skenën botërore. Por posti i zonjës von der Leyen është më i fuqishmi. Si presidente e Komisionit, detyra e saj është të hartojë dhe zbatojë politikën e përbashkët të bllokut për gjithçka, nga migrimi tek ekonomia dhe rregullat mjedisore./ VOA

Pas

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit

Para

Kina përjashton nga Partia Komuniste dy ish-ministrat e Mbrojtjes

Para
Kina përjashton nga Partia Komuniste dy ish-ministrat e Mbrojtjes

Kina përjashton nga Partia Komuniste dy ish-ministrat e Mbrojtjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

Moska kërkon dialog me SHBA-në, diplomati i lartë rus zbardh arsyen

Izraeli pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

Durrës/ Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit! Berisha dhe Ndoni ndihmuan 3 autorët e vrasjes së Ermir Dedjas

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjendet i vetëvarur një person në Pogradec

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.