08:13 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Udhëkryq, njerëzit sillen me hapa të garrametshëm, shpresojnë dhe zhgënjehen

11:25 | 18/05/2017
në Te Gjitha
0
Udhëkryq, njerëzit sillen me hapa të garrametshëm, shpresojnë dhe zhgënjehen

Rozafa Shpuza

Asht sfilitëse me u gjendë tasheparë në udhëkryq e mos me pasë asnji qasje se kah duhet me shkue. Semaforët të marrin mendët me drita gjithfarësoj që pulsojnë dreqnisht e orvaten me të drejtue përkah nji shteg shterp. Pulsimet lajkatare janë si nji çekiç që të rreh mbi krye e tw ban konfuz. Por, megjithëse konfuz, secili e din mirë se shkëlqimet janë të rreme. I ka provue mbi shpindë të vet, mot mbas motit. Në fillim e kanë joshë me premtime, me farfurina marramendëse, me lugë arit… Medet! Fundi i çdo shtegu, ka kenë ngaherë ferr, ferr në llojin ma të sofistikuem të këtij nocioni. Prore u shfaq nji udhëkryq. Këtë herë ma i makthshëm se kurrë ma parë. Altoparlantët ushtojnë frikshëm. Zani që jehon prej tyne të përqeth shtatin. Në secilin za asht i njitun me pështymë nji slogan me premtime. Njeni kah premton me drita të kuqe. Po a janë të zotët me premtue ato që nuk mohuen asnji faj makabër të së shkuemes, faje të atij udhëkryqi të përgjakun që hapërdante jerm ogurzi ndër biruca burgjesh e kampesh internimi?! Zani tjetër i udhëkryqit të saposhfaqun premton me do retushime të çuditshme që hapërdahen me drita të verdha. Dyzimi a duhet me ecë apo me pritë asht sfilitës. Asht ajo çka secilin prej nesh e cytë dhe e stepë njikohësisht… Zane të tjerë vikasin prej dikutek… Zane që s’prajnë tue premtue sa herë shfaqen udhëkryqe… Po nga cili kah i udhëkryqit duhet me e imagjinue ardhmëninë. Me ecë përkah? Përkah andrra, apo përkah e kishte planifikue me kohë fantazma që vazhdon me u endë ndër dyer të ndryshkuna bunkerësh që sfidojnë me uniformën e re që kanë mbathë?! E si mundet me u bindë nji popull me ecë përpara, kur në gurt e themelit të këtyne premtimeve janë vu renegatë, janë vu të zellshmit e së shkuemes, janë vu servilët që s’dinë çka janë idealet?! E kështu shfaqen e zhduken udhëkryqet… Krejt indiferentë, krejt të bindun se kanë me ia arritë qëllimit sa herë të shfaqen, krejt falls, bosh mbrendë e të lyem përçudshëm jashtë. Njerëzit sillen me hapa të garrametshëm ndër to, shpejtojnë e ndalen. Shpresojnë e prore zhgënjehen. Horizonti përballë i përngjet nji fushe djerr’ të mbjellë me udhëkryqe që ju përgjasin përbindshave. A thue ka me mësue ndonjiherë ky vend me ecë përtej udhëkryqesh?!

Etiketa: rozafa shpuza
Pas

REAGON për marrëveshjen Majlinda Bregu: Buzëqeshja është hakmarrja më e mirë

Para

Çfarë po diskutojnë ”kokë më kokë” sot Rama dhe Basha (DETAJET)

Para
Çfarë po diskutojnë ”kokë më kokë” sot Rama dhe Basha (DETAJET)

Çfarë po diskutojnë ''kokë më kokë'' sot Rama dhe Basha (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.