Duke udhëtuar përgjatë autostradës Tiranë-Durrës disa udhëtarë ditën e sotme janë shokuar nga skena që kanë parë gjatë udhëtimit të tyre.
Paralel me makinën ku po udhëtonin ecte edhe një tren. Por në krahun e djathtë të rrugës po kalonte treni dhe mbi tavanin e njërit prej vagonave një njeri kishte hipur dhe po qëndronte ulur. Ai madje kishte vendosur edhe një qese mbi kokë për t’u mbrojtur nga shiu. Këto pajme duken qartë nga një video e publikuar nga “Jeta Osh Qejf”.
Nuk dihet arsyeja se përse ky njeri po rrezikonte jetën në këtë mënyrë, por sipas raportuesve ndoshta nuk kishte mundësi të paguante biletën. Nga pamjet duket se bëhet fjalë për një tren mallrash dhe jo pasagjerësh. Gjithsesi gjithçka duket absurde. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post