Nga policia italiane janë sekuestruar 11 kilogramë e 500 gram heroinë në Foggia. Nga ky aksion janë arrestur tre persona, dy shqiptarë dhe një italian.
Sipas mediave italiane janë arrestuar Alessandro Bonaventura, 38 vjeç nga San Severo dhe 2 shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orges Tusha, 40 vjeç.
Të tre janë ndaluar në një bostbllok në autostradë mes Foggias dhe San Severo, ku ishin takuar bashkë. Në automjetin e shqiptarit Tusha, të fshehur në një çantë shpine, policët e Guardia di Finanza kanë gjetur pakot e heroinës me një peshë totale prej 11.5 kg. (J.V/Shuplaka)