Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri në makinë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku dy të rinjtë Daniel Isuf dhe Stefano Hoxha, përkatësisht 27 dhe 24 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip “BMW”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia zbuloi një armë zjarri pistoletë tip “Ekol” me krehër pa fishekë, të cilën e posedonin pa lejen e organeve përkatëse. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”962″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]