Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është shënuar ditën e sotme në Elbasan. Nga informacionet paraprake mësohet se aksidenti është shënuar në lagjen “Emin Matraxhiu” një orë më parë.
27-vjeçari Domeniko Muho ka ndërruar jetë teksa udhëtonte me motor, si pasojë e përplasjes me një mjet tip “Ford”. Pavarësisht se u nis drejt Tiranës për marrjen e ndihmës shëndetësore, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e aksidentit. Është kryer shoqërimi në polici i drejtuesit të mjetit “Ford”.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post