Fax News bën me dije se janë kapur 10 kg kanabis në autobusin e linjës Kakavijë-Janinë.
Droga u kap nga policia greke pas kontrollit të imtësishëm të policisë kufitare.
Mësohet se lënda narkotike ishte ndarë në dy pako me peshë totale 10 kg e 650 gramë.
Ajo u gjet ne bagazhet e një 28-vjeçareje shqiptare që sapo kishte kaluar doganën. Pasagjeres gjatë kontrollit iu gjet dhe një pako me 194,6 gram hashash çokollate.
(E.L/Faxweb)