Para pak minutash Policia Kufitare e Kakavijës së bashku me Doganën e Kakavijës dhe forcat e FRONTEX, kanë kapur në tentativë për të hyrë në territorin shqiptar, 8 shtetas afganë.
E veçanta është se afganët kishin hipur në trajlerin e një mauneje e cila vinte nga Greqia e mbushur me portokalle dhe afganët kanë ngrënë kaq shumë portokalle sa dy prej tyre kishin diarre.
Zbulimi i tyre erdhi nga Policia Kufitare ndërkohë që shoferi i maunes 21-vjecari nga Mali i Zi me inicialet B. R nuk kishte dijeni për prezencën e afganëve në trajlerin e mbushur me portokalle.
Momentalisht malazezit i është bllokuar maunia me portokalle dhe po merret në pyetje nga autoritetet kufitare. Ndërsa afganët po trajtohen me ushqim dhe gati për t’u deportuar në Greqi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post