Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtne ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me shtetasit shqiptarë të cilëve iu ka përfunduar afati i qëndrimit në Schengen por që janë bllokuar në shtetin e Kroacisë.
MEPJ njofton se personat në fjalë nuk do të kenë asnjë masë penalizuese nëse qëndrimi i tyre ka të bëjë me situatën e krijuar për shkak të Covid-19.
Ndërkohë që nga ana tjetër ka vënë në dukje thirrjen e autoriteteve kroate që i ftojnë shtetasit e huaj që të kontaktojnë me telefon Rajonin e Policisë kroat, në zonën e tyre të rezidencës për t’i njoftuar rreth pamundesisë për tu larguar nga territori i këtij shteti.
Njoftimi i plotë:
Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kroaci
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtne informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kroaci dhe që janë të detyruar të tejkalojnë periudhën e lejuar të qëndrimit në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19, se nuk do të penalizohen.
Megjithatë, autoritetet kroate udhëzojnë shtetasit e huaj që të kontaktojnë me telefon Rajonin e Policisë kroat, në zonën e tyre të rezidencës për t’i njoftuar rreth pamundesisë për tu larguar nga territori kroat. Në këtë mënyrë do të shmangen probleme të mundshme në pikat kufitare në momentin kur shtetasit e huaj do të kthehen në vendet e tyre.
(F.GJ/FAXWEB.AL)