Një studim i UEFA-s nxjerr “jashtë loje” Barcelonën për kualifikimin në fazën tjetër të “Uefa Champions League”. Në studim rezultatet historike ndjekin probabilitetin e çdo ekipi për ndeshjet e dyta të fazës së parë me eliminim direkt në Champions.
Ky studim i jep 0% mundësi Barcelonës për të arritur kulmin e një përmbysjeje historike kundër PSG-së, në “Camp Nou”, të mërkurën e ardhshme. Nga askush dhe kurrë nuk është rikuperuar një disavantazh 4-0 i ndeshjes së parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Europë. Në rastin e Arsenalit, i cili humbi 5-1 kundër Bayern Munich, të paktën ngushëllimi i londinezëve është opsioni 1.2 % mundësi.
Shumë më tepër dashamirëse është analiza për Real Madrid. Ajo ka avantazhin 3-1 të ndeshjes së parë, arritur në “Santiago Bernabeu”, çka e kuoton atë me 77.2 % mundësi për t’u kualifikuar në çerekfinale, edhe pse duhet ta luajë kthimin në fushën e Napolit. Pep Guardiola dhe Manchester City do të duhen të luftojnë sërish, edhe pas fitores së madhe 5-3, kundër Monakos, në ndeshjen e parë. Studimi thotë se mundësitë e kualifikimit janë të ndara 60-40%, në favor të “flotës” angleze. (M.D/ Shuplaka)