Cristiano Ronaldo dihet që kur flitet për dietë dhe gjëra që duhet të konsumohen, është i fiksuar në maksimum dhe shpesh e ka thënë dhe se do të donte që djali i tij të mos pinte pije me gaz si coca-cola…
Këtë e ka dëshmuar edhe sot në konferencën për shtyp të Portugalisë përpara ndeshjes debutuese të saj në këtë Europian…
Teksa konferenca nuk kishte nisur dhe përpara tij kishte dy shishe Coca-Cola prej qelqi, ai i ka zhvendosur duke i larguar dhe duke ngritur shishen e ujit:
“Coca-Cola… pfff! Ujë më mirë”.