Problemet me ujërat e zeza në kryeqyetet nuk janë të pakta. Madje janë shumë të rrezikshme edhe për shëndetin tonë kur dalin në sipërfaqe.
këtë herë aato kanë dalë në sipërfaqe në zonën e Freskut në kryeqytet. Ujërat e zeza, pavarësisht që e kanë bërë rrugën të pakalueshme, janë rrezik serioz për burimin e epidemive dhe sëmundjeve të ndryshme. Ato janë të pranishme në mes të Tiranës.
“Përshëndetje JOQ! Ujërat e zeza janë përhapur në gjithë lagjen si lumë dhe asnjeri nuk merr mundim ta rregullojë këtë problem, kjo gjendje është e padurueshme. Adresa është tek Rr. Muhamet Deliu në zonën e Freskut, është rruga e re që demek është bërë së fundmi dhe të nxjerr në rrugën e Dajtit. Kemi më shumë se një muaj që jemi në këtë gjendje, sa nëse vazhdon kështu do bëhet e pabanueshme”, përfundoi qytetari.
(J.V/Shuplaka)