Ujërat e zeza të banesave private shkarkohen pranë një pallati, i cili ndodhet ngjitur me prefekturen dhe Bashkinë e Lezhës.
Kjo situatë e cila vijon prej muajsh ngriti në proteste banoret të cilët thonë se bashkëjetesa me ujërat e zeza është kthyer në shqetësim të madh për ta.
“Nuk është marrë asnjë masë, problem është për ne se ndotja nuk durohet. Nëse nuk merren masa ne jemi të detyruar ti marrim ato tubat dhe tua cojmë të dera prefektit, bashkisë”- u shpreh një prej banorëve.
Banorët janë ankuar zyrtarisht tek institucionet përgjegjëse, por asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikës tregojnë banoret.
Me rritjen e temperaturave prezenca e ujerave të zeza përreth këtij pallati bëhet dhe më problematike dhe rrezik epidemie, ndaj kërkohet që të gjendet sa më parë zgjidhje.