23:31 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ujësjellësi Tiranë fillon ndërrimin e aparateve matës të konsumit të ujit, kostot paguhen nga qytetarët

17:57 | 23/09/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ujësjellësi Tiranë fillon ndërrimin e aparateve matës të konsumit të ujit, kostot paguhen nga qytetarët

Teksa Tirana kohët e fundit po vuan mungesën e furnizimit me ujë, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar klientët e saj përmes një shkrese se ka nisur procedurën e e verifikimit dhe kolaudimit të aparateve matës të konsumit të ujit, që ata kanë në pronësi.

Sipas njoftimit, verifikimit periodik të ujëmatësave do t’i nënshtrohen të gjithë ujëmatëset që kanë plotësuar kriterin e datës së vendosjes së tyre, 60 muaj, (5 vjet), përcaktuar në Urdhrin 195, date 09.03.2009, “Për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumentave matëse ligjërisht të kontrolluara” të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Në rast se ujëmatësi do të duhet të ndryshohet, atëherë konsumatori detyrohet për shpenzimet e furnizimit dhe të instalimit të ujëmatësit sipas faturës qe jepet nga Operatori (vlera nuk bëhet e ditur).

Ujësjellësi i njofton klientët se ata duhet të jenë të pranishëm gjatë kryerjes së kësaj procedure për të bërë sa më transparent këtë proces bashke me përfaqësuesit e UKT sh.a dhe të subjektit të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë për kolaudimin e ujëmatëseve. Në përfundim të verifikimit/kolaudimit aparati ujëmatës do të pajiset me vulën e verifikimit, e cila do të certifikojë përmbushjen e përcaktimeve ligjore dhe teknike për aparatin.

Verifikimi/kolaudimi i ujëmatësit do të kryhet sipas planit të veprimeve të hartuar nga UKT sh.a në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe/ose subjektet e autorizuar prej saj. Për datën dhe orën e kryerjes së këtij procesi, konsumatorët do të njoftohen nga Njësia përkatëse (strukture e UKT sh.a)  që mbulon zonën ku ndodhet objekti dhe subjekti që kryen verifikimin. Akti i verifikimit mund të kryhet në ambientet për të cilat është e lidhur kontrata e furnizimit me ujë ose në laboratorët e subjektit te licencuar. Ata duhet të njoftohen një muaj përpara për zëvendësimin e ujëmatësit në fund të jetëgjatësisë së tij, sipas listës se ujëmatësve që ka hartuar vetë Operatori.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka autorizuar subjekte juridike private për kryerjen e veprimtarisë së verifikimit të aparateve matës të konsumit të ujit.

Zëvendësimi

Sipas njoftimit, Ujësjellësi i bën me dije se ne rast se pas verifikimit/kolaudimit të aparatit Tuaj matës, rezultati vërteton se aparati në pronësinë Tuaj është jashtë kushteve tekniko-ligjore për përdorim, atëherë nga ana Juaj duhet te merren masa qe brenda 30 ditëve nga data e njoftimit te Akt-verifikimit të ujëmatësit të siguroni ujëmatësin e ri bashke me aksesoret, të verifikuar/kolauduar nga subjekte juridike të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe të kërkoni vendosjen e tij nga UKT sh.a.

Në rast se Ju nuk merrni masa për zëvendësimin e aparatit ujëmatës të konsumit të ujit me matës të ri brenda kushteve teknike dhe që ka kaluar testin e verifikimit fillestar (kolaudim), UKT sh.a është e detyruar të zëvendësojë matësin me një ujëmatës të ri të kolauduar kundrejt pagesës së vlerës së furnizim-vendosjes se matësit, që do të aplikohet në faturën e radhës, sipas përcaktimeve të kontratës tip./Monitor

Etiketa: nderrimi i apratevetiraneujesjellsi
Pas

Arrestohet në Romë ‘krahu i djathtë’ i El Chapo-s

Para

Ndërron jetë trajneri italian, dikur u shpall kampion me…

Para
Ndërron jetë trajneri italian, dikur u shpall kampion me…

Ndërron jetë trajneri italian, dikur u shpall kampion me…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.