Uji i shenjtë është një nga dhuratat më të bukura të Zotit për t’i dhënë një pjesë të shenjtë jetës sonë të përditshme. me një spërkatje të thjeshtë me ujin e Bekuar, i bëjmë të shenjta të gjitha gjërat që na rrethojnë.
Pa u ndalur më tej në shpjegimin se çfarë bën Uji i Bekuar për ne, këshilla është që ky ujë duhet përdorur më shumë dhe me mirënjohje për këtë dhuratë të Zotit.
Disa prindër e përdorin shpesh ujin e shenjtë për fëmijët e tyre, ndaj edhe spërkatin lodrat dhe librat e tyre shkollore. Në ditën e Ujit të Bekuar, po ju sjellim disa nga përdorimet e këtij uji.
Beko veten: ky sugjerim është i qartë, por zakonisht ky përdorim është vetëm të dielave. Po në pjesën tjetër të javës? Askush nga ne nuk mund të ngopet nga bekimi në jetë, ndaj përdore ujin e shenjtë çdo ditë të jetës. Mbaj një enë të veçantë në shtëpi, në mënyrë që edhe familjarët, edhe miqtë që të vizitojnë të pinë herë pas here dhe të bekohen me këtë ujë. Mbaje enën mbaje afër derës së jashtme, në mënyrë që të mos dalësh asnjëherë pa pirë pak ujë të bekuar.
(F.M/Faxweb)