08:01 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Uji i pijshëm, Task-Forca ndërpret 74 lidhje të paligjshme, vendosen 16 gjoba

14:21 | 07/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Punëtorët e Ujësjellësit përpiqen ”me mish e shpirt” të rregullojnë kanalin, por rrezikojnë jetën e tyre

Bashkia e Tiranës, UKT dhe agjencitë e varësisë, të cilat janë angazhuar në përballimin thatësirës së zgjatur kanë vijuar punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e të gjitha rasteve të shpërdorimit të ujit të pijshëm. Sipas Bashkisë së Tiranës kursimi i ujit të pishëm po sjell përmirësim të situatës. 

 Fokusi i aksionit të djeshëm ishin linjat e transmetimit në periferi të Tiranës, si në zonën e Yzberishtit, Babrrusë, Rr. “Dhimitër Kamarda”, Rr. “Ali Demi”, Rr. “Kont Urani”, Rr. E “Elbasanit”, Rr. “Hoxha Tahsin”, zona e ish-Bllokut, Rr. “Myslym Shyri”, Liqeni i Thatë, Rr. e “Kosovarëve”, zona e “Qyteti Studentit”, ish Parku i Autobusëve, si dhe në linjën e transmetimit të ujit të pijshëm DN 700 dhe DN 1000.

Grupet e Task-Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë evidentuar një sërë rastesh të lidhjeve të paligjshme dhe të përdorimit të ujit të pijshëm për qëllime të tjera, si ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore.

Vetëm dje, grupet e punës kanë bërë verifikimin e 602 rasteve, duke ndërprerë 74 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, kryesisht në zonat e periferisë së Tiranës. Gjatë verifikimeve në terren, 16 subjekte janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncim në organet përkatëse.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe lidhjes së kontratave të reja, ku vetëm dje janë nënshkruar 78 të tilla, ndërsa janë lidhur edhe 45 aktmarrëveshje me UKT. Specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë punuar dhe në drejtim të vendosjes së matësve të rinj të ujit, ku gjatë ditës së djeshme në kryeqytet janë instaluar 168 të tillë.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë si në rastet e denoncimit të çdo rasti abuzimi, ashtu edhe në përdorimin me kursim të ujit të pijshëm. Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur edhe dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm apo për të denoncuar rastet e abuzimit.

 

Pas

Rama publikon kërkesat e qytetarëve, analisti: Një lider ka nuhatjen për t’u ofruar njerëzve diçka që atyre as u shkon ndërmend

Para

Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrëngojnë duart për herë të parë, VIDEO që po bën xhiron e botës

Para
Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrëngojnë duart për herë të parë, VIDEO që po bën xhiron e botës

Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrëngojnë duart për herë të parë, VIDEO që po bën xhiron e botës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe kthjellime, parashikimi për ditën e sotme

Qindra fëmijë nga Gaza do të evakuohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor

Rebelët Houthi zhvillojnë sulme drejt Izraelit, goditen objektiva ushtarake në Tel Aviv dhe porti i Haifas

U aktivizua pas tërmetit 8.8 ballë, vullkani në Rusi shpërthen për herë të parë pas 5 shekujsh

Pengjet izraelite mbeten në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.