18:46 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Uji pijshëm, Bashkia e Tiranës nxjerr 22 grupe të Task-Forcës në terren

14:54 | 30/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Uji pijshëm, Bashkia e Tiranës nxjerr 22 grupe të Task-Forcës në terren

Bashkia e Tiranës ka nxjerrë 22 grupe të Task-Forcës në terren për të verifikuar lidhjet e paligjshme në terren. 

Bëhet e ditur se janë vendosur 26 gjoba për familje dhe 12 të tjera për biznese.

“22 grupet e Task-Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, të shpërndara prej ditës së djeshme në gjithë territorin e Tiranës, përfshi zonat rurale, ashtu edhe atë urbane, kanë patur në fokus të punës së tyre pikërisht shkëputjen e çdo lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Në zbatim të planit të masave për menaxhimin e situatës së emergjencës në kryeqytet, të ardhur si pasojë e të nxehtit të madh dhe thatësirës së zgjatur, Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime, vijuan edhe sot aksionin për monitorimin e situatës në terren, duke ndërhyrë me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, kryesisht në periferi të kryeqytetit, dhe duke ndaluar çdo abuzim me ujin e pijshëm.

 

22 grupet e Task-Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, të shpërndara prej ditës së djeshme në gjithë territorin e Tiranës, përfshi zonat rurale, ashtu edhe atë urbane, kanë patur në fokus të punës së tyre pikërisht shkëputjen e çdo lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm.

 

Aksioni i Task-Forcës është përqendruar në dy drejtime: në linjat e transmetimit në periferi të Tiranës si Yrshek, Mëzes, Kashar, Babrru, Astir, Kodër-Sharrë, Shkozë, Sauk, etj, si dhe në rrjetin e shpërndarjes brenda në qytet, përfshi subjektet private dhe shtëpitë me bahçe dhe lulishte. Vetëm gjatë ditës së sotme, grupet e Task-Forcës kanë identifikuar dhe shkëputur 226 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 26 gjoba për familjarë dhe 12 të tjera për biznese të ndryshme.

 

Një pjesë e këtyre rasteve janë referuar në organet ligj zbatuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, ndërsa është bërë edhe shoqërimi i tre personave në polici. Gjithashtu, grupet e punës në terren kanë bërë edhe verifikimin e 2130 abonentëve, duke ndërprerë aktmarrëveshjet lehtësuese me 34 prej tyre që rezultojnë debitorë.

 

Në fokusin e këtij aksioni të përgjithshëm kanë qenë edhe rastet e abuzimit me ujin e pijshëm nga subjektet private brenda qytetit. Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar dhe ndërprerë të gjitha lidhjet e ujit që përdorej nga lavazhet e makinave. Edhe në këto raste subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncimi në organet përkatëse.

 

Ndërkohë, qytetarët kanë në dispozicion dy numra telefoni, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

 

Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë si në rastet e denoncimit të çdo rasti abuzimi ashtu edhe në përdorimin me kursim të ujit të pijshëm. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: uji i pijshem
Pas

Erla Mëhilli feston ditëlindjen, FOTO e kartolinës së Berishës me të shoqen për të

Para

Arrestohet drejtoresha e Hipotekës, u përfshi në fushatë elektorale

Para
Arrestohet drejtoresha e Hipotekës, u përfshi në fushatë  elektorale

Arrestohet drejtoresha e Hipotekës, u përfshi në fushatë elektorale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

Arrestohet efektiv policie në Kosovë, dyshohet si spiun i Serbisë

Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

Trump: Do vendosim tarifa mbi 10 për qind për vendet më të vogla

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje, një në gjendje kritike

“Me rëndësi zbatimi i ligjit, jo aksionet”, Ina Zhupa lidh prishjet në Theth me ‘Paketën e Maleve’

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

Plagosja e dy të rinjve në Sarandë, policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar. Janë me precedentë (EMRAT)

Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.