Fieri dhe Vlora janë dy qytetet më problematike këtë mëngjes, ku rreshjet me intesitet të lartë kanë sjellë pasoja të rënda. Në Fier, ne Kashisht te Frakulles kane avancuar ujerat.
‘’Fax news” mëson se janë përmbytur gjithë fushat e Frakullës, Ferrasi dhe ujërat jane në ardhje. Bllokohen forcat e policisë dhe të ushtrisë. Banorët thonë se ështëbllokuar një roje në Ferras, Agur Shahu. Ka mbetur i vetëm tek baraka ku qëndronte. Uji ka shkuar deri ne 2 metër e gjysmë.
Sipas shtabit të emergjencës ka forca të ushtrisë me gomone. Ndërkohë pritet të përkeqësohet situata si pasoje e prurjeve te Vjosës, pavaresisht se nuk po bie shi. Nis permbytja në Ferras te Fierit, bllokohet rruga nacionale.
Rreshje tëdendura gjate natës ka pasur edhe në Vlorë, hapen argjinaturat në fshatin Mifol dhe Bishan.
Përmbyten fshatrat në Novoselë, Misho e Fitore.Evakuohen gjatë natës shumë familje nga FA. Shume banesa jane përmbytur gjatë oreve të para të mëngjesit. Në fshatin Ferras dhe Mifol janë evakuar 20 familje.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=RMb1r81P8Nw&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=DHwuKtCJhGs&feature=youtu.be