Ditën e djeshme me shpejtësi nga ana e Bashkisë së Tiranës u shpërnda videoja sesi Ukë Çelkolaj, kishte vendosur që të shembte banesën e tij, duke plotësuar fjalën e dhënë Veliajt.
Titulli ishte standard në pothuajse të gjitha mediat pranë qeverisë: Uka nga Tropoja mban fjalën e burrit që i kishte dhënë Veliajt.
Mirëpo pamjet flisnin qartë, dy godinat që Uka pretendonte se ishin banesa, ishin të ngjashme me kasolla, dhe përdoreshin për qëllime biznesi.
Ky detaj nuk iu ka shpëtuar as komentuesve në faqen e kryeministrit Rama, të cilët kanë përmendur faktin se banorët e Astirit kanë qenë taksapagues të rregullt ndaj shtetit.
Një prej komentuesve i shkruan Ramës: Po pra po ai Uka ka prishur 2 ndertesa prej kartoni mire qe se ka shembur era,nqs qeveria juaj u ka marre taksa per uji dhe drita (nqs u ka lidhur kontrate dritash)automatikisht jane te ligjshme keni detyrimin njerzor dhe ligjor qe ti demshperbleni nje me nje,dhe jo ti mashtroni per 3 vjet me qera dhe pastaj ti flakni ne rruge.
Ndërkohë që nuk ka vonuar as përgjigja e Ramës: Kush ta ka mesuar kete shkence ty vella apo flasin te gjithe flet edhe ti? Uji dhe dritat nuk kane taksa, kane cmim, jane mall dhe paguhen per aq sa konsumon! Dmth kush ka paguar uje e drita nuk ka per cfare demshperblehet, po keshtu eshte kur mesohet njeriu me rrumpalle, rregulli i duke çnjerezor!
Ndërkohë një tjetër qytetar shkruan: Fiks propagande SIGURIMSASH. Nje kasolle bagtish per nje shtepi
Rama: Për cilen shtepi o profesor i shkolles Lulit 7×7=42 apo per shtepine e Skenderbeut ne Vlore ne 1944-en?
Kujtojmë se banorët e Astirit prej afro një muajsh janë ngritur në protesta, për shkak se qeveria nuk ka pranuar që ti dëmshpërblejë ata, edhe pse banesat e tyre do të prishen nga projekti i Unazës së Madhe.
(E.K/FAXWEB.AL)