Raundi i ri i negociatave të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll do të fillojë vonë pasditen e sotme, në orën 18:00 sipas mediave turke dhe ruse e raportuan, megjithëse nuk është bërë asnjë konfirmim zyrtar. Dje, Kievi zyrtarizoi përbërjen e delegacionit që do të takohet me palën ruse, të udhëhequr nga Rustam Umerov, ish-ministër i Mbrojtjes, tani Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Moska thotë Corriere po dërgon të njëjtin ekip si në takimin e dytë, të udhëhequr nga këshilltari presidencial Vladimir Medinsky. Delegacioni rus është nisur për në Stamboll për të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve sipas agjencive ruse të lajmeve, ndërsa autoritetet e Moskës ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht nëse negociatat do të zhvillohen.
Këtë të mërkurë Kremlini citohet nga agjencitë ruse të ketë hedhur poshtë një kërkesë të javës së kaluar të Zelensky-t, për një tëkim kokë më kokë midis tij dhe Vladimir Putin. Organizimi i këtij takimi për momentin nga Kremlini është komentuar si i vështirë të arrihet.