16:25 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ukraina lëshon mbi 100 dronë ndaj infrastrukturës së energjisë dhe objekteve të naftës në Rusi! Zelensky: Putin ka frikë nga negociatat për paqe

11:57 | 29/01/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ukraina lëshon mbi 100 dronë ndaj infrastrukturës së energjisë dhe objekteve të naftës në Rusi! Zelensky: Putin ka frikë nga negociatat për paqe

Zyrtarët rusë kanë raportuar se më shumë se 100 dronë të lëshuar nga Ukraina kanë sulmuar objektet e naftës dhe energjisë në perëndim të vendit.

Ndërkohë që ushtria e Ukrainës ka deklaruar se Rusia lëshoi ​​57 dronë dhe një raketë balistike Iskander-M. Nga 57 dronët, ushtria ukrainase tha se rrëzoi 2, ndërsa 14 nuk arritën objektivat e tyre.

Forcat ajrore nuk kanë specifikuar se çfarë ka ndodhur me pjesën tjetër.

Një nga sulmet duket se kishte shenjëstruar zonën e portit në rajonin e Odesas, ku guvernatori Oleh Kiper tha se ndërtesat ishin dëmtuar. Nuk raportohet për viktima.

Putin: Zelenskyt i mungon legjitimiteti për bisedimet e paqes

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ka një mënyrë që Ukraina të mbajë bisedime paqeje, por tha se beson se Kievi nuk është i gatshëm.

Presidenti rus i tha televizionit shtetëror se negociatat me Ukrainën ishin të ndërlikuara nga “jolegjitimiteti” i Zelenskyt për të mbetur në pushtet përtej mandatit të tij. Ai tha se Zelensky nuk ka autoritetin për të nënshkruar dokumente.

“Nëse ka një dëshirë, ne mund të zgjidhim çdo çështje ligjore. Megjithatë, deri më tani, ne thjesht nuk e shohim një dëshirë të tillë,” tha Putin.

Por Zelensky ka hedhur poshtë pretendimet që vënë në dyshim legjitimitetin e tij, duke thënë Putini ka treguar se ka frikë nga mbajtja e bisedimeve.

Përmes një postimi në Telegram presidenti ukrainas tha se Putini “konfirmoi edhe një herë se ai ka frikë nga negociatat, ka frikë nga liderët e fortë dhe po bën gjithçka për të zgjatur luftën”.

Zelensky i kërkoi Trumpit të mbajë anën e Ukrainës

Volodymyr Zelensky foli gjatë natës për shpresat e tij për presidentin amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë për Fox News, presidenti ukrainas i kërkoi Trumpit që të mbajë anën e Ukrainës.

Ai tha se Ukraina nuk mund të njohë pushtimin e Rusisë, por preferon një zgjidhje diplomatike.

“Ne duam që ai [Trump] të jetë në anën e drejtësisë, në anën e Ukrainës”, tha Zelensky.

Pas

“Ofertat e pagave në fushën e teknologjisë janë të larta”- Rama fton të rinjtë: Është përmbysur dinamika! Kompanitë bëjnë marrëveshje me punonjësin që në bankën e shkollës

Para

PD protestë kombëtare më 8 Shkurt, mblidhet Grupi Parlamentar! Për çfarë do të diskutohet

Para
Çfarë po ndodh në PD? Zyrtarë të OSBE ODIHR takojnë përfaqësues të Partisë Demokratike!

PD protestë kombëtare më 8 Shkurt, mblidhet Grupi Parlamentar! Për çfarë do të diskutohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE përgatitet për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, teksa miraton paketën e re kundër Rusisë

Igli Tare drejtor sportiv te Milani? Mediat italiane: Është shumë pranë nënshkrimit të kontratës

OBSH miraton marrëveshjen e parë globale për pandemitë

“Lufta e ftohtë” e tarifave të Trump, Evropa e Shqipëria në pasiguri ekonomike. BSH: Po frenohen investimet e huaja

KMDLNJ dënon ashpër kërcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë me urgjencë!

I kishte shpëtuar operacionit ‘Besa’ në Milano, arrestohet i fshehur në Bolzano 37-vjeçari shqiptar! Ishte i dënuar me 7,4 vite burg për trafik droge, pjesë ‘kyçe’ e grupit mafioz

Mbretëria e Bashkuar pezullon negociatat me Izraelin për marrëveshje tregtare, ministri i Jashtëm britanik: Nëse nuk lejoni futjen e ndihmave, do të…

Rihapet liceu francez/ Korçë, Filo: Macron e mbajti fjalën, shkolla rinis pas një shekulli

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e shteteve turke në Hungari, në fokus bashkëpunimi në sektorët ekonomikë dhe kulturës

Pasi dështoi me rezultatin e PL-së në zgjedhje, Blushi akuza kryesocialistit: Mesazhi i Ramës, shenjë autoritarizmi! Ne do mbrojmë votën e lirë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.