13:08 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ukraina përballet me një valë të re të sulmeve ajrore ruse

07:18 | 13/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ukraina përballet me një valë të re të sulmeve ajrore ruse

Ushtria e Rusisë ka kryer sulme të reja me dronë në Ukrainë gjatë natës, ndërkaq Forcat Ajrore ukrainase raportuan më 12 shkurt se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 14 nga 17 dronët rusë si dhe një raketë lundruese të llojit Kh-59.

Forcat Ajrore po ashtu thanë se ushtria ruse ka lëshuar raketa tokë-ajër të llojit S-300, të cilat kanë rreze të gjatë veprimi, por nuk treguan se sa raketa të këtij lloji u lëshuan dhe nëse ndonjëra prej tyre ka goditur ndonjë cak.

Guvernatori i rajonin verilindor ukrainas të Harkivit, Oleh Synehubov, në orët e vona të 11 shkurtit deklaroi se Rusia ka sulmuar këtë rajon me raketa që janë lëshuar nga rajoni rus i Belgorodit, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Sipas raporteve preliminare, Synehubov tha se nuk ka viktima, por disa ndërtesa jorezidenciale kanë pësuar dëme.

Ndërkaq, guvernatori i Dnipropetrovskit, Serhiy Lisak, deklaroi të dielën mbrëma se Rusia ka sulmuar qytetin rajonal, Pavlorad me dronë. Nuk raportohet për viktima, por sipas guvernatorit, një pjesë e qytetit të goditur ka mbetur pa energji elektrike.

Vala e fundit e sulmeve ruse me dronë po ndodh në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po vazhdon të bëjë ndryshime në kabinetin e tij të luftës përderisa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë.

Kievi njoftoi më 11 shkurt se Oleksandr Pavlyuk – që ditë më parë u lirua nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes – është emëruar në postin e komandantit të forcave tokësore të Ukrainës.

Ky post paraprakisht ishte mbajtur nga gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskiy, i cili më 8 shkurt u emërua komandant i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, duke zëvendësuar gjeneralin Valeriy Zaluzhniy.

Në Uashington, gjatë një seance të mbajtur më 11 shkurt, Senati votoi për të lëvizur përpara me paketën në vlerë prej 95.3 miliardë dollarësh për ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe shtetet e tjera.

Në këtë paketën, është paraparë që 60 miliardë dollarë të jenë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Nëse Senati nuk e miraton paketën, do të mbetet e paqartë nëse ajo mund të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve./ REL

Pas

HRW: Mungesa e ndihmës nga jashtë ka shkaktuar krizë shëndetësore në Afganistan

Para

Moti/ Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, ja parashikimi për sot

Para
Vranësira gjatë orëve të mëngjesit, si pritet të ndryshojë moti gjatë pasdites së sotme

Moti/ Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, ja parashikimi për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

11 maji, shpërndahen materialet zgjedhore në Fier

Aksident tragjik në aksin rrugor Gramsh–Poroçan, dyshohet një i vdekur

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Pogradec në 106 qendra votimi

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Tensionet Indi-Pakistan, ku ndodhet Kashmiri dhe pse është i diskutueshëm?

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Apartament dhe llogari bankare/ I arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, prokuroria i sekuestron pasuritë

Vrau Reshit Sallahun, Ylber Jaku para gjykatës: Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, s’kam besim në drejtësinë shqiptare!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.