20:56 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ukraina rrëzon 21 nga 22 dronë nga sulmet ruse gjatë natës

08:22 | 04/07/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ukraina rrëzon 21 nga 22 dronë nga sulmet ruse gjatë natës

Ukraina i ka rrëzuar 21 prej 22 dronëve me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës, njoftoi Forca Ajrore të enjten. Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan dronët mbi rajonet e Ukrainës veriore dhe qendrore, thuhet në njoftim.

Guvernatori i rajonit verior Çernihiv tha se njëri prej dronëve e goditi një ndërtesë në rajonin e tij, por nuk dha hollësi të tjera. Megjithatë, ai njoftoi se mbi 5.000 konsumatorë në këtë rajon kanë mbetur pa furnizim me rrymë, për shkak të sulmeve ruse mbi infrastrukturën energjetike.

Guvernatori i Dnipropetrovskit tha se dy dronë u rrëzuat nga kundërajrorët ukrainas mbi rajonin e tij. Rusia është duke i vazhduar sulmet me raketa dhe me dronë mbi rajone të ndryshme ukrainase.

Të mërkurën, së paku pesë persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën nga një sulm i ushtrisë ruse me dronë dhe raketa në qytetin Dnjepër të Ukrainës. Pas atij sulmi, Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, i cili i bëri thirrje Perëndimit për ndihmë ajrore.

“Vetëm dy gjëra mund ta ndalin këtë terror rus: sistemet moderne të mbrojtjes ajrore dhe armët me rreze të gjata veprimi”, shkroi Zelensky në X.

“Bota mund të mbrojë jetë, për këtë nevojitet vendosmëria e liderëve. Vendosmëria duhet ta bëjë përsëri normë mbrojtjen nga terrori”, shtoi ai.

Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Perëndimi ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim. Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian ka nisur edhe negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në radhët e veta./ REL

Pas

Apeli i GJKKO-së rëndon akuzat ndaj ish-drejtorëve të Veliajt: Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal

Para

Mbahen sot zgjedhjet në Britaninë e Madhe, Sunak apo opozitari Starmerit, kë tregojnë sondazhet favorit?!

Para
Mbahen sot zgjedhjet në Britaninë e Madhe, Sunak apo opozitari Starmerit, kë tregojnë sondazhet favorit?!

Mbahen sot zgjedhjet në Britaninë e Madhe, Sunak apo opozitari Starmerit, kë tregojnë sondazhet favorit?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.