Luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në Bakhmut mes forcave ukrainase dhe atyre ruse. Ushtria ukrainase është filmuar duke kryer një sulm të organizuar mirë, ku me helikopterët luftarakë që fluturonin shumë ulët, godisnin me raketë pozicionet e rusëve.
Pamjet ngjajnë shumë me filmat aksion të Hollywood-it, pasi vazhdimisht dëgjohen shpërthime dhe shkrepje të raketave e plumbave.
Videoja e publikuar më poshtë është postuar nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes, që me krenari vazhdimisht publikon pamje të tilla nga aksionet ushtarake.
Në anën tjetër, ushtria ruse sot sërish ka kryer sulme ajrore dhe nga deti mbi pozicionet e ukrainasve në Kiev. Kryetari i kryeqytetit ukrainas njoftoi se si pasojë e kësaj mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.