10:14 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ulen çmimet e makinave por rriten ato të serviseve, si e shpjegojnë ekspertët

09:32 | 09/06/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ulen çmimet e makinave por rriten ato të serviseve, si e shpjegojnë ekspertët

Duke nisur nga ky vit çmimet e makinave kanë shkuar në kundërt të kostove të riparimit të tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT shihet se çmimet e makinave në këtë vit nga muaji në muaj kanë shënuar rënie sistematike vjetore, duke shënuar 7 për qind më pak në maj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa shihet se çmimet e serviseve të automjeteve  janë rritur me mbi 5 për qind në kete vit krahasuar me vjet.

Ekspertet e tregut pohojnë se kjo sjelle po ndikohet nga mbingopja e tregut me makina të vjetra. Pas heqjes së tarifave doganore në vitit 2012 për makinat e vjetra, makinat e përdorura me më shumë se 10 vjet kanë mbushur tregun vendas. Dhe tani pesë vite pas përdorimit të tyre brenda vendit kërkesa për servis është rritur.

Këto makina të amortizuara tentojnë të rishiten lire po brenda vendit kanë ndikuar në uljen e çmimeve të tyre.

Ndërsa për serviset të njëjtat burime pohojnë se ka dy arsye për rritjen e çmimeve. E para është formalizmi dhe kriteret e reja për licencim. Shumë prej këtyre bizneseve që më parë punonin në të zezë tashmë janë përfshirë në skemën e tatimeve. Formalizmi ka rritur pagesat për sigurime dhe taksat per  pushtetin lokal dhe për pasojë janë reflektuar në çmime më të larta.

Arsyeja e dytë lidhet me kërkesën gjithnjë e në rritje për shërbimet e servisit, që po vjen nga shtimi i numrit të makinave dhe rritja e moshës së përdorimit të tyre.

Qendra Kombëtare e Biznesit njoftoi pak kohë më parë se të gjithë subjektet që ofrojnë shërbime për makinat, qofshin servise, tregtim me pakicë dhe shumicë, kompani koncensionare etj., do të duhet të pajisen me një licencë nga ana e Ministrisë së Transporteve. Ligji i miratuar në vitin 2016 dhe që tashmë ka hyrë në fuqi me daljen e akteve nënligjore sjell detyrimin që do të kenë këto subjekte (përveç pajisjes me NIPT) për të marrë një licencë që do të ketë një afat prej 5 vjetësh me të drejtë rinovimi, duke sjellë kështu kosto më të larta për bizneset e shërbimit të automjeteve./ Revista Monitor

Etiketa: cmimemakinaservis
Pas

Mamaja e Klaudia Pepës zbulon raportin e balerinës me Albi Nakon, çfarë po i bën distanca?

Para

930 fidanë bimë narkotike në parcelën me 2450 gropa, arrestohen 3 pjesëtarët e një familje, procedohen kryeplaku dhe drejtori i mjedisit

Para
930 fidanë bimë narkotike në parcelën me 2450 gropa, arrestohen 3 pjesëtarët e një familje, procedohen kryeplaku dhe drejtori i mjedisit

930 fidanë bimë narkotike në parcelën me 2450 gropa, arrestohen 3 pjesëtarët e një familje, procedohen kryeplaku dhe drejtori i mjedisit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.