Motit të ngrohtë dhe ditëve pranverore u ka ardhur fundi me fundjavën.
Dita e sotme, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në jug dhe qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në veri dhe lindje.
Pjesa e dytë e ditës do të fuqizojë vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.
Dita e sotme sjell po ashtu një rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.
(E.K/FAXWEB)