00:58 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ulërima” e gazetarit ndaj Unionit të Gazetarëve: E turpshme, na keni bërë armiq të përndjekur?!

16:19 | 03/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ulërima” e gazetarit ndaj Unionit të Gazetarëve: E turpshme, na keni bërë armiq të përndjekur?!

Gazetari  Senad Nikshiqi ka deklaruar se në harkun kohor të një viti është gjysëm mbyllur një tv lokal duke nxjerrë në rrugë 8 punonjës. Ai ka treguar më tej se  në qytetin e Shkodrës janë larguar nga ky qytet gazetarë që kanë lënë gjurmë pasi nuk ka as kontrata e as dinjitet për këtë profesion dhe as siguri për familjet e tyre.

“Por çfarë bëjnë unionet? Këto unione që gjithë jetën ua kanë dedikuar titullarëve dhe kryetarëve nuk bëjnë asnjë zë! Përkundrazi, festojnë dhe ndajnë çmime, çmime që më mirë s’po flas. Po çtë them më shumë se çfarë thotë qyteti për ta dhe për ne armiqtë e përndjekur. Eh moj Shkodër!”, shprehet Nikshiqi. 

REAGIMI:

Në harkun kohor të një viti është gjysëm mbyllur një tv lokal duke nxjerrë në rrugë 8 punonjës, është mbyllur një tjetër redaksi duke lënë në rrugë 6 të tjerë në Shkodër ashtu siç kolegu iku për një status nga puna. Janë larguar nga ky qytet gazetarë që kanë lënë gjurmë pasi nuk ka as kontrata e as dinjitet për këtë profesion dhe as siguri për familjet e tyre dhe të tjerë janë në proces largimi ashtu siç të tjerë lusin Zotin që të largohen!

Por çfarë bëjnë unionet? Këto unione që gjithë jetën ua kanë dedikuar titullarëve dhe kryetarëve nuk bëjnë asnjë zë! Përkundrazi, festojnë dhe ndajnë çmime, çmime që më mirë s’po flas. Po çtë them më shumë se çfarë thotë qyteti për ta dhe për ne armiqtë e përndjekur. Eh moj Shkodër!

Në 11 vite tashmë të punës time si gazetar asnjëherë nuk jam mburrur për asgjë edhe pse rastet mund të kenë qenë ashtu siç edhe rastet për të marrë kritikë. Ajo që kam bërë gjithnjë kam dëgjuar kritikat sepse ato më kanë vlejtur më shumë se sa lëpirjet e zakonshme në këtë vend dhe këtë e dinë të gjithë shefat e mi të këtyre viteve. Ndryshe nga shumë tjerë, unë nuk ruaj asnjë nga materialet që realizoj, as nuk shkrep foto çdo minutë, e as nuk vuaj për dalje në tv një ditë po, një ditë po (edhe pse kjo modesti nuk është edhe aq mirë por kështu kam zgjedhur).

Ata që kanë vendosur bashkë me konsultorët sot nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë treguar veten para nesh, armiqtë e përndjekur. Ajo çertefikatë është aq e pavlerë dhe qesharake sa nuk bëhet dhe nuk më vret kjo. Ajo që ka rëndësi është shfaqja e turpshme! (J.V/Faxweb)

Pas

Skandal në aksin Kukës-Shishtavec, shemben gurët, jeta e banorëve në rrezik të madh (FOTO)

Para

Xhelal Mziu akuzon Ramën: 700 familjeve të Kamzës iu hoqe ndihmën ekonomike

Para
Xhelal Mziu akuzon Ramën: 700 familjeve të Kamzës iu hoqe ndihmën ekonomike

Xhelal Mziu akuzon Ramën: 700 familjeve të Kamzës iu hoqe ndihmën ekonomike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.