Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për Ermal Hoxhën, pjesë e grupit të Xibrakës. I njëjti vendim për uljen e vitit të burgut është marrë edhe për pjestarë të tjerë.
Kështu dënimi përfundimtar për nipin e ish-diktatorit do të jetë 6 vite e 8 muaj burg nga 10 vite burg që ishte vendosur nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Kujtojmë se fillimisht Prokuroria ka kërkuar 13 vite burg për Hoxhën, ndërsa tashmë ai do tia hedhë paq me vetëm 6 vite e disa muaj.
Argumentimi i Gjykatës së Apelit bëhet parasysh duke marrë në konsideratë gjykimin e shkurtuar. Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, i bëhet 8 vite dënimi, Ermal Hoxha ishte dënuar me 10 vite burg, i bëhet 6 vite e 8 muaj, Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite, u bëhet 8 vite.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post