Është rritur me 1% në krahasim me vitin 2016 të arsimuarit me 8/9-vjeçare. Sipas INSTAT të arsimurit zenë 48.5% të popullsisë.
Po kështu vitin e kaluar numri i personave me arsim të mesëm ka pësuar ulje. Në totalin e popullsisë 15-64 vjeç, personat me arsim të mesëm zunë 36.3 për qind më 2016 nga 37.2 për qind që zinte kjo shtresë më 2015.
Ndërsa personat me arsim të lartë ruajtën të njëjtën peshë gjatë 2015-2016, dukë zënë përkatësisht në secilin vit 15.3 për qind të popullsisë në moshe pune.
Po sipas INSTAT, në vitin 2016, 30 për qind e tërinjve të moshës 15-29 vjeç nuk ishin as në punë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional.
Duke krahasuar të rinjtë që janë as të punësuar, as në shkollë apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (50,6% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa te femrat kjo përqindje është 28,4%). (J.V/Faxweb)