Mark Zhuri, sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Vau i Dejës dhe administrator i njësisë Temal, hedh akuza ndaj shefit të komisariatit Vau i Dejës, Bardhyl Saliu.
Ai tha se Saliu nuk bashkëpunonte me asnjë prej zyrtarëve të pushtetit vendor, duke e fajësuar edhe për parcelat me kanabis të mbjella në Vaun e Dejës si dhe 200 hektarë pyjetë shkrumbuara.
“Uli xhamin e makinës dhe më kërcënoi mua. Pasi na ofendoi na akuzoi edhe për një tender. Unë nuk kisha asnjë njohuri për këtë rrëfim. Me thënë të drejtën ishte shumë i irrituar dhe shkëmbyem ofendime me njëri tjetrin. Unë e kam denoncuar në prokurorinë e Shkodrës edhe si rrjedhojë e kësaj, denoncimi i saj është bërë për aferat e tij korruptive. E kam denoncuar edhe për ndërtimet me të cilat ka abuzuar ai dhe stafi i tij. E kam denoncuar edhe për sjelljen arrogante ndaj qytetarëve. Për këtë situatë, unë kam informuar tëgjitha instancat e shtetit shqiptar duke filluar nga kryetari i bashkisë e deri tek kryeministri i Shqipërisë me një shkresë.
Nuk ka ardhur asnjë reagim. I gjithë territori me mbështetjen e tij është i mbushur me kanabis. Ata që nuk paguajnë para për parcelat e kanabisit, u digjen parcelat. Ndërkohë janë djegur 200 hektarë pyje dhe askush nuk është vënë para përgjegjësisë”– u shpreh Zhuri.