Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke folur në konferencë për mediat për uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë e cilësoi si ditë të shënuar për sektorin energjetik.
Gjatë konferencë për mediat, Balluku publikoi disa shifra, që sipas saj tregojnë se si qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike ka abuzuar me çmimin e saj, ndër vite. Sipas saj, përmes fashave të vendosura ka patur dhe abuzime të shumta.
“Ditë e shënuar në sektorin energjetik shqiptar. Në vitin 2005, çmimet ishin me dy fasha, dhe sigurisht këto fasha kishin një ndarje, e cila na ka rezultuar se nuk ka qenë e studiuar. Në vitin 2010 çmimi më i lartë pasi kishte abuzime”, tha ajo.
Ministrja Balluku tha se ulja e çmimit të energjisë ka ardhur për shkak të perfomancës së sektorit energjetik dhe kompanive, që janë pjesë përbërëse e tij.
“Kjo vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik dhe kompanive që janë pjesë përbërëse e tij”, tha ajo.