Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës në zonat malore të Qarkut Shkodër. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Vermosh dhe Këlmend të Malësisë së Madhe.
Në aksin Hani i Hotit – Vermosh ka reshje dëbore me trashësi rreth 10 cm dhe është i kalueshëm me goma dimërore. Gjithashtu, reshje ka pasur edhe në zonën e Qafë Thores.
Deri tani nuk raportohen situata problematike.