Plazhi i Velipojës vijon të frekuentohet edhe në muajin Shtator. Pavarësisht uljes së temperaturave, vihet re një numër i lartë i pushuesve, kryesisht nga Kosova.
Ato shprehen se zgjedhin këtë periudhë sepse është më qetë. Por, pushuesit flasin për rritje të çmimeve në krahasim me vitin e kaluar dhe kërkojnë përmirësim të shërbimeve.
“Ka pak përmirësim, cmimet shumë të nalta në krahasim me një vit më parë.Tani pak me qetë. Fort janë rritur cmimet”-u shprehën ata.
Duhet theksuar se ky sezon turistik ka qenë i suksesshëm për plazhin e Velipojës.