15:29 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ulja me 2 lekë e çmimit të naftës, denoncon PD: Bordi i oligarkëve i jep shuplakë konsumatorëve

12:07 | 16/07/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ulja me 2 lekë e çmimit të naftës, denoncon PD: Bordi i oligarkëve i jep shuplakë konsumatorëve

Partia Demokratike e akuzoi sot Bordin e Transparencës së ngritur nga qeveria, si bashkëpunëtor në vjedhjen dhe në varfërimin e shqiptarëve.

Në një deklaratë, Aldo Bumçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike tha sot se “Bordi i Transparencës e ka ulur çmimin e naftës në vend nga 240 në 238 lekë për litër”  duke vërejtur se  “dylekëshi i bordmenëve të qeverisë dhe oligarkisë nuk është ulje, por një shuplakë për konsumatorin shqiptar.”

Deklarata e plotë e Bumçit:

Bordi i Transparencës e ka ulur çmimin e naftës në vend nga 240 në 238 lekë për litër.

Dylekëshi i bordmenëve të qeverisë dhe oligarkisë nuk është ulje, por një shuplakë për konsumatorin shqiptar.

Në bursën ndërkombëtare nafta ka shkuar në 95 dollarë për fuçi.

Kjo rënie globale nuk duket askund në çmimin e Bordit të Transparencës.

Të vetmet raste kur çmimet në Shqipëri lëvizin, është kur nafta në tregjet ndërkombëtare rritet.

Standardi i përdorur nga grosistët, i lejuar dhe bekuar nga qeveria, është tregues i talljes dhe babëzisë me qytetarin.

Partia Demokratike bën thirrje edhe njëherë që bordet të tërhiqen, duke mos i dhënë rast Edi Ramës t’i përdorë si mekanizëm propagande.

Bordet nuk shërbejnë për gjë tjetër, veç si shfajësim i qeverisë për abuzimet me çmimet e larta të hidrokarburve.

Çdo ditë që kalon e bën Bordin e transparencës bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve.

Mosreflektimi i uljes së naftës në bursa në tabelat e çmimeve të karburanteve në vend, është shenjë se Bordi nuk bën transparencë, por shërben si gjethe fiku.

Nuk i mbron qytetarët, por sajdis qeverinë dhe oborrin e biznesit kryeministror.

Me naftën, ushqimet, pasigurinë e jetës dhe humbjen e shpresës, Shqipëria është një vend në rrezik.

Nuk duhet të largohen shqiptarët nga vendi, por rreziku.

Pas

Gomonia merr përpara pushuesit në breg, plagoset çifti i të rinjve në Jalë

Para

Pushimet mund të ishin kthyer në tragjedi, dalin pamjet nga Jala, gomonia doli disa metra në breg. Si është gjendja e çiftit të lënduar

Para
Pushimet mund të ishin kthyer në tragjedi, dalin pamjet nga Jala, gomonia doli disa metra në breg. Si është gjendja e çiftit të lënduar

Pushimet mund të ishin kthyer në tragjedi, dalin pamjet nga Jala, gomonia doli disa metra në breg. Si është gjendja e çiftit të lënduar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/Reagon Kaja Kallas: BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë! Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore!

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

Përfshihet nga flakët rrokaqielli në Dubai, evakuohen 400 banorë nga godina, pamjet e frikshme

PAMJET/ Përfshihet nga flakët e zjarrit një pikë grumbullimi hekurash! Nisin hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes

Vriten edhe tre shkencëtarë bërthamorë iranianë, bilanci rritet në 9, Izraeli: Të frenojmë ambiciet bërthamore të Iranit

Dështoi dy herë të vriste biznesmenin/ Arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj, i dënuar me 22 vite burg

Gjykata e Apelit të GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit

Ndërron jetë në spitalin e Vlorës 69-vjeçarja amerikane, detajet e para

Operacioni i Policisë në Vlorë: Arrestime, procedime penale dhe shpallje në kërkim për vepra të ndryshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.