13:41 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ulja në tryezën e reformës zgjedhore u bë falë presionit ndërkombëtar”, ish-deputeti i PD: Fitoi opozita

21:04 | 15/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ulja në tryezën e reformës zgjedhore u bë falë presionit ndërkombëtar”, ish-deputeti i PD: Fitoi opozita

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi e sheh si një fitore të opozitës vendimin për t’u ulur në tryezën e reformës zgjedhore bashkë me mazhorancën.

Nga studio e emisionit “Aktualitet” të gazetarit Bejdo Male, Gjunkshi deklaroi se kjo marrëveshje u arrit falë presionit ndërkombëtar.

“Kjo është një ngjarje e vonuar, ka fituar opoizita shqiptare, ka fituar PD. Të gjithë jemi dëshmitarë që përpara disa muajsh vetëm në sajë të punës këmbëngulëse u arrit që Bundestagu gjerman t’i adresohet Shqipërisë me 9 kërkesa.

Vetëm në sajë të presionit të madh ndërkombëtar, u realizua dhe u bë e mundure që të gjitha palët që bien dakord dhe të ulen për zgjidhjen e kësaj krize. Ky hap është hapi i parë për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme”, tha Xhemal Gjunkshi.

Por gazetari Arben Rrozhani nuk ishte dakord me Gjunkshin. Sipas tij, opozita nuk ka moral, përsa kohë pranoi që të ulej në të njëjtën tryezë me Damian Gjiknurin.

Pjesë nga diskutimet gjatë emisionit:

Xhemal Gjunkshi: Kjo është një ngjarje e vonuar, ka fituar opoizita shqiptare, ka fituar PD. Të gjithë jemi dëshmitarë që përpara disa muajsh vetëm në sajë të punës këmbëngulëse u arrit që Bundestagu gjerman t’i adresohet Shqipërisë me 9 kërkesa. Vetëm në sajë të presionit të madh ndërkombëtar, u realizua dhe u bë e mundure që të gjitha palët që bien dakord dhe të ulen për zgjidhjen e kësaj krize. Ky hap është hapi i parë për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.

Arben Rrozhani: Ju duhet të jeni në linjën e kryetarit Basha, por unë nuk ndaj të njëjtin mendim. Kjo është një fitore personale e Bashës, sesa do ta mbajë këtë fitore do ta tregojë koha. Sepse në të gjitha marrëveshjet mes Bashës dhe Ramës, ka fituar ky i fundit. Edhe 1 muaj dhe bëhet një vit nga djegia e mandateve. Çfarë u fitua?

Xhemal Gjunkshi: Unë thash që është fitore e opozitës, e të gjithë shqiptarëve. Ne kemi fituar shumë. Është sakrifica më e madhe që është bërë, dorëzimi i mandateve. Ne nuk jemi bërë aspak pishman për atë dorëzim mandatesh. Sepse ne i treguam opinionit publik dhe ndërkombëtarëve që situata në Shqipëri nuk është e qetë.

Arben Rrozhani: Për çfarë e bëtë gjithë këtë sakrificë? Me çfarë morali? Për t’u ulur prapë me Damian Gjiknurin?

Xhemal Gjunkshin: Kjo është pjesë e propagandës së Rilindjes…

Arben Rrozhani: Nuk është propagandë që pjesë e tryezës është edhe Gjiknuri.

Xhemal Gjunkshi: Një nga kërkesat e opozitës së bashkuar është gjithëpërfshirje për miratimin e reformës zgjedhore dhe që të zhvillohet jashtë Parlamentit procesi. Edi Rama mund të sjellë edhe një kriminel, edhe një person tjetër të dosjes për të qenë pjesë e tryezës. Por ne nuk mund të merremi me këtë. Ne do të merremi me produktin që do të arrihet.

Etiketa: arben rrozhanireforma zgjedhoreXhemal Gjunkshi
Pas

“U mbush qelia, 4 gra në 1 krevat”, Artan Hoxha zbulon sekretet e dosjes për tërmetin: Isha me drejtuesin e policisë kur…

Para

Parlamenti grek nënshkruan marrëveshjen, ndan lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë

Para
Parlamenti grek nënshkruan marrëveshjen, ndan lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë

Parlamenti grek nënshkruan marrëveshjen, ndan lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.