Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pas takimit me grupin parlamentar ku është diskutuar aksioni opozitar për këtë sesion të ri në Parlament.
Në dalje nga “Selia Blu”, Basha ka propozuar të ulet TVSH nga 20% në 6% për ushqimet kryesore të shportës, të cilat sipas tij kanë varfëruar shqiptarët. Basha tha se familjet shqiptare kanë probleme të mëdha ekonomike si pasojë e rritjes së çmimeve.
Kryedemokrati gjithashtu ka kërkuar që Qeveria Rama të japë “llogari” për 120 milionë eurot që shqiptarët duet t’i paguajë Becchettit.
Lulzim Basha flet pas takimit me grupin parlamentar:
“Sot INSTAT-i publikon të dhënat që tregon realitetin ndaj ekonomisë të çdo shqiptari po kalon në varfëri ekstreme nga rritja galoponte e çmimeve të ushqimeve, të bukës, të gazit, të naftës, të energjisë, të ujit etj. Ne nuk mund të rrimë vetëm në rrafshin e denoncimit pavarësisht se qeveria e ka mendjen për të zhvatur familjet shqiptare dhe një grupi që mendon për xhepat e vet në cdo aspekt paratë e shqiptarëve i merr për vete.
Së pari, Duhet të lehtësojmë jetën e familjeve shqiptarë, propozojmë për të vendosur uljen për TVSH-në nga 20 deri në 6 % për shportën e ushqimeve. Ky nuk është propozim politik por është një hap i domosdoshëm për të ndikuar tek njerëzit, varfëria është shumë e thellë, shqiptarët do ta kuptojnë se ne do t’i kërkojmë uljen e TVSH pavarësisht ky shtet ka mundësinë që ti heq favoret një grushti njerëzisht që kanë vjedhur.
E dyta, ka të bëjë me faktin pse jemi në këtë Kuvend, duhet të kthehet legjitimitet dhe demokracia e cila është asgjësuar nga masakra zgjedhore. Keq përdorimi i burimeve shtetërore, fondet e keqpërdorura për tërmetet e kështu me radhë.
Komisioni hetimor për çështjen “Bechetti”. Shqiptarët duhet të paguajnë nga xhepat e tyre 120 milionë euro, që përkthehet në dyfishin e ndihmës ekonomike që Rama dha si “paga lufte” gjatë pandemisë. Ne do të ndjekim çdo hap të mundhsëm për ti vënë përball përgjegjësit e kësaj.
Së treti, është çështja e inceratorëve, mafia dhe bashkëpunimi i tyre me institucionet shëndetësore po vrasin shqiptarët me ajrin e ndotur. Mafia duke bashkëpunuar me Ramën po vret shqiptarët. Nëse Drejtësia do të jetë në lartësinë e saj shumica nga përgjegjësit për këto çështje do të ishin të dënuar me burg”, u shpreh Basha.
Discussion about this post