Një zjárr i përmasave të mëdha ka rënë në ullishtet e fshatit Ruzhduke në Patos të Fierit. Mbi 300 rrënjë ulliri janë nën flákë, të cilat rrèzikojnë të prekin banesat përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur zjárrfikëse nga Fieri, Patosi dhe Avari si dhe banorë të zonës që po japin ndihmën e tyre.
Një banor ka thënë se zjárri është shkaktuar nga neglizhenca e një banori tjetër që ka ndèzur mbeturinat dhe janë përhapur flákët. Përveç banesave, pranë flákëve është edhe një shkollë që rrèzikon të preket.
Ende nuk dihen shkaqet e zjárrit, ndërsa terreni është i vështirë për të lokalizuar flákët pasi era dhe temperaturat e larta ndihmojnë në aktivizimin e vatrave. Që prej fillimit të sezonit veror dhe rritjes së temperaturave ka pasur një numër të madh të vatrave të zjárrit në vendin tonë.(A.M/Faxweb.al)