Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, pas takimit me përfaqësues të Komisionit të Venecias u shprehs e diskutimi ishtë i frytshmëm, informues dhe sqarues nga të dyja palët.
Manja tha se ne do të mirëpresim opinionin e Komisionit të Venecias pasi vlerësohet si tabani i demokracisë.
“Një përfaqësi e grupit të PS sot paradite ka pasur një takim me delegacionin e Venecias për nismën e opozitës për vettingun e politikës. Ishte një takim informues, shpjegimet do ua dorëzojmë edhe me shkrim. Ne e mirëpresim opinionin e Venecias, si tabani i demokracisë. Të gjitha ndryshimet që ka ndërmarrë Shqipëria ne vazhdimisht jemi konsultuar me komisionin.
Ndoqa prononcimin e opozitës, më bëri çudi se nuk di kujt ti besojmë, asaj që tha Spaho sot apo Bashës dje në Berat, që tha nuk e di pse vijnë. Ndërsa sot Spaho e konsideroi takimin frytdhënës. Opozita vijon që të jetë inkoherente, në kohën e reformës në drejtësi Basha tha se nuk pranojmë asgjë pa opinionin e Venecias, ndërsa tani thotë gjë tjetër. Por ne besojmë se Venecia mbetet tabani i demokracisë”.– u shpreh Manja.
(M.Q/Faxweb)