Në Kuvend po diskutohet në lidhje me vendet vakante për Gjykatën e Lartë për të cilën ka folur edhe deputeti socialist Ulsi Manja. Gjatë fjalës së tij, Manja ka sqaruar edhe procesin teknik që ka të bëjë me emërimet, propozimet dhe radhët se nga duhet të vijnë gjyqtarët e rinj.
Ndërkohë ajo që bëri përshtypje ishte deklarata e tij kur tha se katër emra të propozuar për gjyqtar në Gjykatën e Lartë do të jenë ‘laikë “, por më pas u mundua ta sqaronte se çfarë donte të thoshte duke shtuar se do të jenë të pa propozuar nga politika.
“Gjykata e Lartë do të ketë 4 gjyqtarë laikë, pra që nuk janë të propozuar nga politika”, tha ndër të tjera Manja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)